Please enter at least 3 characters.

Bleona Qereti nominon kolegët: Publikoni klipet para operacioneve

2020/03/bleona_90091344_2926161934109561_3290373225653336796_n-e1584698818882.jpg

Vetë-izolimi ka bërë që njerëzit nga e mbarë bota këto ditë të kenë më shumë kohë për të kaluar në botën virtuale.

Në rrjetet sociale kanë nisur sfida të ndryshme, që nga publikimi i fotografive të vjetra e deri te videot sensibilizuese për vetëdijësimin rreth kujdesit nga përhapja e COVID-19.

Duket se një sfidë të re dhe shumë interesante e ka nisur edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram klipin e saj shumë të pëlqyer të vitit 2006, "Hallall e ke".

Në mbishkrimin e kësaj videoje, Qereti shkruan se nominon të gjithë kolegët e saj që të bëjnë të njëjtën gjë, duke publikuar klipet e vjetra.

Ajo madje shkruan se kjo sfidë vlen posaçërisht për ata që do të publikojnë klipet para kryerjes së ndërhyrjeve estetike.

"Pak nostalgji në ditët e karantinës. Nominoj të gjithë kolegët të nxjerrin videot para kohës së operacioneve plastike dhe fillerave. Gjithesesi ju lutem pa panik", ka shkruar Bleona në Instagram.

E njëjta po vazhdon të shijojë suksesin e këngës më të fundit "Haters", të cilën e solli në bashkëpunim me Bes Kallakun. /Telegrafi/