Please enter at least 3 characters.

Blakaj: Testi i gjakut dhe pështymës zbulojnë përdorimin e drogës deri në dy ditë, urina deri në gjashtë

Sa kohë i duhet një personi që të pastrohet nga drogat në mënyrë që një test narkotikësh të rezultojë negativ dhe a ekziston ndonjë mënyrë për ta përshpejtuar këtë proces?

Për këto çështje ka folur për KosovaPress drejtori ekzekutiv i Institutit “Labyrinth”, Safet Blakaj, i cili shpjegon se procesi i largimit të substancave narkotike nga organizmi zakonisht zgjat nga shtatë deri në dhjetë ditë, ndërsa kohëzgjatja mund të ndikohet nga shpeshtësia dhe sasia e përdorimit të drogës.

Ai flet edhe për llojet e testeve të narkotikëve, saktësinë e tyre, si dhe për mundësinë e testimit në profesione të caktuara.

Blakaj tha se faza e parë e trajtimit është detoksifikimi, i cili zgjat disa ditë.

“Atëherë, kjo pyetje i përket fillimit ose fazës së parë kur dikush fillon trajtimin, për shembull. Edhe kjo është pastrimi ose detoksi që quhet. Edhe kjo zgjat pak ditë. Domethënë, te secili person i duhen diku rreth 7 ditë te disa, deri 10 ditë që komplet drogat i del nga organizmi. Pra, në këëte rast ai del negativ, në test i del mirë. Kjo është kohëzgjatja e procesit të pastrimit kur del droga prej organizmit. Në kuptimin tonë, kjo nuk do të thotë që ka mbaruar asgjë. Tek fillon procesi shumë më i vështirë”, tha ai.

Blakaj bëri dallimin mes përdoruesve të rastësishëm dhe atyre problematikë të drogave, duke sqaruar se çka I karakterizon ata.

“E te 6-ta, ne numërojmë ditën e fundit. Pra, nëse del negativ, atëherë… edhe nëse ka përdorur më herët, i procesit i shkon më herët. Pra, janë ata dy lloj përdoruesish që ne i kemi, ose që ne i përkufizojmë: përdoruesit e drogave që përdorin kohë pas kohe, herë pas here e kështu me radhë, edhe përdorues problematikë të drogave. Përdorues problematikë të drogave është cilido person i cili përdor tre herë e më shumë në javë cilindo lloj droge — kjo është njëra prej kritereve, po ashtu ka edhe të tjera aty që janë: mënyra e përdorimit, konflikti me ligjin, mënyra e përdorimit kur thashë po ashtu intravenoz ashtu… që marrin vetë, pse jo, mënyra e përdorimit. Pra, këto janë përkufizimet për ta.”u shpreh Blakaj.

Ai tha se nuk ekziston ndonjë metodë specifike që mund ta përshpejtojë largimin e drogës nga organizmi, përveç një procedure mjekësore të njohur si “rapid detox”, e cila realizohet vetëm në kushte spitalore.

“Jo, nuk ka ndonjë mënyrë specifike. Në mënyra të tilla specifike… është një metodologji që përdoret në mjekësi, e quajnë rapid detox ose pastrimi i shpejtë, por ajo ndodh brenda 24 orëve, por ajo bëhet në kushte komplet mjekësore, sepse duhet të jetë në anestezion personi që e bën këtë metodë. Ose për këtë çështjen e trajtimit, ne nuk e preferojmë shumë këtë metodë sepse nuk është me rëndësi shpejtësia sa është me rëndësi trajtimi afatgjatë.”

Blakaj foli edhe për llojet e testeve të narkotikëve, duke theksuar dallimet mes testeve me gjak, me pështymë dhe me urinë.

“Pra, testet janë… testet e shpejta me urinë, është testi i shpejtë me salivë ose me pështymë, edhe testi me gjak, këto dy testet me gjak dhe salivë ose pështymë atëherë ato tregojnë për dy ditët e fundit, a ka përdorur a s’ka përdorur. Urina tregon për 6 ditë. Po, janë shumë teste sensitive edhe janë shumë të sakta. Njëlloji i tillë i testeve përdoret gjithandej në botë.”

I pyetur nëse testet e narkotikëve duhet të bëhen edhe për zyrtarët e lartë shtetërorë, ai tha se kjo kërkon një debat më të gjerë, por shtoi se në profesione të caktuara dhe në sektorë të ndjeshëm testimi për drogë dhe alkool është praktikë e zakonshme.

“Kjo është një temë të cilën unë nuk kisha dashur shkurt me e diskutuar, sepse këtu duhet diskutuar detajisht në mënyrë që mos me pasur keqkuptime. Pra, a duhet a nuk duhet niveli i lartë ose niveli politik, kjo do të thotë me u shpjeguar shumë më gjatë. Sa i përket asaj çfarë ndodh nëpër botë, por edhe atë çfarë mendojmë ne, është se ne… profesione të caktuara, në punë të caktuara, si ato publike, si ato private, ka që bëhen teste për persona të caktuar që kanë punë të ndjeshme, sensitive, edhe që i nënshtrohen testimit të drogave, jo vetëm të drogave po edhe të alkoolit në këtë rast. Pra, te niveli politik nuk jemi të sigurt. Te niveli profesional ose të tjerë, po, disa sektorë ish deshtë. Të paktën të dihet çfarë po ndodh me profesionistët e fushave të caktuara që kanë punë të ndjeshme”, u shpreh Blakaj për Kosovapress.

Sa i përket testimit të deputetëve, çështja është rikthyer në vëmendje pas sfidës së deputetit Burim Ramadanit që ata t’i nënshtrohen testeve për narkotikë. Ndërkohë, me arsyetimin se

KosovaPress ende është në pritje të përgjigjeve nga Laboratori i Toksikologjisë nëse janë funksionalizuar aparaturat e nevojshme për kryerjen e testeve të narkotikëve.

Pasi që mungesa e pajisjeve kishte pamundësuar realizimin e këtyre testeve javën e kaluar.