Please enter at least 3 characters.

Bislimi nesër shkon në Beograd, pak ditë para përfundimit të vendimit për targat

2021/11/Besnik-Bislimi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-7-e1666782441734.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë për vizitë në Beograd.

Bislimi do të marrë pjesë në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Klisman Kadriu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, me fillim nga ora 17:00, dhe ditën e premte, në një panel diskutimi, në kuadër të "Belgrade Security Conference"”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se fokuset e diskutimit në këto konferenca, do të jenë në integrimin evropian, perspektivën e rajonit dhe dialogun.

Kujtojmë se kjo vizitë e Bislimit në Beograd vie pak ditë para përfundimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në ato legale RKS.

Ndryshe, vendimi i ekzekutivit për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/