Please enter at least 3 characters.

Bisedime pa tema “të nxehta”

2016/01/f.0930233946380_m.jpg

“Është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të fokusohen në temat që përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë ambasadori Wordsworth për numrin e së premtes të së përditshmes serbe “Novosti”. Ai po ashtu ka thënë se fillimi i këtij dialogu nuk do të jetë atu e fortë, pra nuk do të mjaftojë, që Serbia të bëjë hapa të mëdhenj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Wordsworth ka thënë se nuk është kusht i Brukselit që fillimin e dialogut ta hapin në mënyrë simbolike presidenti serb Boris Tadic dhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi. Prishtina dhe Beogradi sipas tij duhet të vendosin nëse në tavolinë do të ulën politikanët apo ekspertët, por sidoqoftë ata do të duhen të jenë njerëz me mandat për të marrë vendime. /Telegrafi/