Bilanci COVID-19, 1,293 raste aktive dhe 1,644 të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se deri tani numri total i rasteve pozitive është 2,991 raste nga 24,046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1,644 raste, kurse raste aktive 1,293.
Pas rritjes së rasteve aktive edhe Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë.
Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, etj.
Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha masat që janë ndërmarrë në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës:
Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia dhe përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualinTë mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitivePër personat të cilët kanë pasur kontakt me personin tashmë i konfirmuar me COVID-19 zbatohen protokollet në fuqiKontaktet duhet të izolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj puneKontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësorë nëse shfaqin ndonjë simptomë si ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarreTë gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre mbikëqyren nga shtabet komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF-të dhe organet e renditNë mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPKNë mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbylluraInspektoratet sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për inspektoratin dhe ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPKPunëtorët shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të institutit në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre dhe qytetarëveBartja e maskave të jetë obligativePunonjësit ashtu edhe palët të mbajnë maska, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhëKontroll rigoroz e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioniBartja e obliguar e maskave në transportin publik, taksive si te punonjësit ashtu edhe te udhëtarët, të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve si dhe dezinfektimi i automjetit së paku dy herë gjatë ditësNdërprehen aktivitetet në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjikBartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit, zyrtarët policorNdalim i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore, lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojësReduktimi i operacioneve efektive në institucionet shëndetësoreBartja e obligueshme e pajisjeve mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucionitKontroll rigoroz i inspektoratit shëndetësorë në institucionet shëndetësoreNdalohen grumbullimet në hapësirat e hapura dhe të mbyllura më shumë se 50 personaKontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur si zyra, qendra tregtare, sportele dhe të hapura, gastronomia në tërësiNë veçanti veprimtaritë tregtare si marketet, furrat, barnatoret etj, dhe gastronomia janë të obliguara në bartjen e maskave dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesveCeremonitë mortore të zhvillohen vetëm në rrethin e ngushtë familjarëAngazhohen organet përkatëse të mbikëqyrni zbatimin e këtyre masaveMinistria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimi i masave rigoroze të rekomanduara nga OBSH-jaKomunat të aktivizojnë dhe riaktivizojnë plotësisht shtabet lokaleZbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve. /Telegrafi/


