Please enter at least 3 characters.

Bie niveli i ujit në lumin Lepenc, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy policëve (Foto)

2018/05/unnamed-1-1.jpg

Kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur që nga e shtuna, kanë vazhduar edhe sot.

Në orët e pasdites Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për ndërprerjen e rrjedhjes së ujit në dy hidrocentrale të rajonit të Ferizajt.

Kjo ka bërë që niveli i ujit të bie dukshëm, ndërkaq në vendin ku po kërkohen dy pjesëtarët e policisë kanë qëndruar ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i kësaj force Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Policisë së Kosovës Naim Rexha.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit. /Telegrafi/