Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
19/08/2026
Një 67-vjeçar është dëmtuar pasi ka rënë nga lartësia në Orikum.
Shtetasi me inicialet L. Q. ka pësuar frakturë në kokë si pasojë e rënies dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies. /Euronews.al/


