Please enter at least 3 characters.

Biden i shqetësuar për vrasjen e civilëve, por izraelitët duhet ta vazhdojnë sulmin tokësor në Gaza

2023/10/biden.jpg
260:"US President Joe Biden greets attendees after speaking about his Bidenomics agenda at Tioga Marine Terminal in Philadelphia, Pennsylvania, on October 13, 2023. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP) (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Kur presidenti amerikan, Joe Biden u pyet nëse shqetësohet për pushtimin tokësor të Gazës, ai tha vetëm një fjali "vdekje".

Biden kështu deklaroi derisa mbante një fjalim para mbështetësve në shtetin e Filadelfias, raporton cnn.

Ai shprehu shqetësimin për civilët palestinezë në Gaza, të cilët tha se po bartin pasojat e terrorit të Hamasit në Izrael.

“Ne nuk mund të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kishin të bënin me Hamasin”, tha i pari i SHBA-ve dhe shtoi se "ata po vuajnë si rezultat i kësaj".

Ai tha se zyrtarët amerikanë po punonin me partnerët rajonalë për të lehtësuar krizën humanitare gjersa izraelitët duhet të vazhdojnë punën në Gaza.

Ndryshe, ushtria izraelite paralajmëroi 1.1 milion njerëz që jetojnë në Gazën veriore që të evakuojnë shtëpitë e tyre përpara një operacioni të mundshëm tokësor izraelit.

Gaza është tashmë një nga pjesët e tokës me popullsi më të dendur në botë, me më shumë se dy milionë njerëz të grumbulluar në 225 kilometra/katror. /Telegrafi/