Please enter at least 3 characters.

Biden dhe Macron do të diskutojnë për “marrëveshjen e dështuar të nëndetëseve”

2021/09/biden-requests-phone-call-with-macron-amid-submarine-spat.jpg
441:"France's President Emmanuel Macron (L) talks to US President Joe Biden before a meeting of the North Atlantic Council at the North Atlantic Treaty Organization (NATO) headquarters in Brussels on June 14, 2021. - The 30-nation alliance hopes to reaffirm its unity and discuss increasingly tense relations with China and Russia, as the organization pulls its troops out after 18 years in Afghanistan. (Photo by Brendan Smialowski / POOL / AFP)
3:"AFP

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden do të flasin në telefon në ditët e ardhshme, kanë thënë zyrtarët francezë, pas një përplasje të papritur midis Francës dhe SHBA-së, Britanisë dhe Australisë mbi një marrëveshje të dështuar të nëndetëseve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy udhëheqësit do të flasin me telefon sipas kërkesës së Biden, tha Pallati Elysee të dielën. Ende nuk është caktuar një datë.

Franca i është përgjigjur me zemërim njoftimit të së mërkurës për aleancën AUKUS midis Britanisë, SHBA dhe Australisë, e cila do të shohë Canberra të marrë nëndetëse me energji bërthamore nga SHBA në 18 muajt e ardhshëm.

Kjo do të thotë gjithashtu që një marrëveshje prej 56 miliardë eurosh (66 miliardë dollarë) për Australinë për të blerë nëndetëset franceze do të anulohet.

Franca akuzoi aleatët e saj për një shkelje të papranueshme të “besimit” dhe tërhoqi ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi lidhur me marrëveshjen e anuluar. /Telegrafi/