Please enter at least 3 characters.

Biden dhe Harris flasin pas nominimit nga demokratët: Zgjedhjet e ardhshme shumë të rëndësishme për Amerikën

2020/08/892d67bf-e0e9-40fb-82dc-593046727aca-scaled.jpg
320:"Democratic presidential nominee and former US Vice President Joe Biden (L) and vice presidential running mate, US Senator Kamala Harris, arrive to conduct their first press conference together in Wilmington, Delaware, on August 12, 2020. (Photo by Olivier DOULIERY / AFP) (Photo by OLIVIER DOULIERY/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe e nominuara për pozitën e nënpresidentes, Kamala Harris i janë drejtuar kombit amerikan.

Dyshja demokrate kanë ardhur së bashku në një shkollë të mesme të shtetit të Delawares, ku kanë mbajtur fjalimin e parë si të nominuar për postet më të larta të SHBA-ve, raporton CNN.

Biden do të përballet me presidentin, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit gjersa Harris, një senatore nga California, është gruaja e parë me ngjyrë dhe indiane që është propozuar për nënpresidente.

Ish-nënpresidenti amerikan gjatë presidencës së Barack Obama, Biden tha se zgjedhjet e ardhshme do të thonë shumë për Amerikën, transmeton Telegrafi.

"Zgjedhja që ne do të bëjmë këtë nëntor do të vendosin të ardhmen e Amerikës për një kohë shumë, shumë të gjatë. Donald Trump ka filluar tashmë sulmet e tij duke e quajtur Kamalan, citoj, si senatore e keqe”, tha fillimisht Biden.

“Nuk është befasi sepse vetëm zhurmë di të bëjë Donald Trump, më mirë se çdo president në historinë amerikane. A është dikush i befasuar me Donald Trump që ka problem me një grua të fortë, apo gra të forta?”, tha ndër të tjerash Biden.

Pas paraqitjes në podium, Harris tha pohoi është e gatshme të marr këtë detyrë.

Ish-prokuroria 55-vjeçar tha para gazetarëve se "Ky është një moment për Amerikën. Gjithçka që na intereson, ekonomia jonë, shëndeti ynë, fëmijët tanë, lloji i vendit ku jetojmë, janë në pyetje".

"Amerika po qanë për një udhëheqje, megjithatë ne kemi një president që kujdeset më shumë për vetveten sesa njerëzit që e zgjodhën atë. Ne nuk kemi pse të pranojmë qeverinë e dështuar të Trump-Pence," shtoi ajo.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor gjersa si kundër kandidat të Biden-Harris do të jenë republikanët, Donald Trump (president) dhe Mike Pence (nënpresident). /Telegrafi/