Please enter at least 3 characters.

BIBL: Peja humb me kokën lartë

2016/01/bibl-peja-humb-me-kok-euml-n-lart-euml_hd.jpg

Peja e nisi mirë çerekun e parë dhe ia arriti të dilte në epërsi disa herë, mirëpo filluan të bëjnë disa gabime dhe çerekun e përmbyllën me dy pikë disavantazh, 26-24.

Ndërsa, në çerekun e dytë skuadra kosovare falë paraqitjes së mirë të qendrës amerikane, George Oduwufa, e gjithashtu me ndihëm e Frederick House e Vedran Morovic, arritën që ta përfundojnë pjesën e parë me dy pikë epërsi, 42-44.

Çereku i tretë ishte pak a shumë sikur i pari, me pejanët që bënin disa lëshime në mbrojtje duke i dhënë mundësi kundërshtarëve maqedonas të shënonin pikë të lehta, me ç ‘rast edhe dolën përsëri në disavantazh, 66-60.

Lëshimet që i bënë në çerekun e tretë iu dhanë përparësi dhe shtytje psikologjike maqedonasve që ta çojnë ndeshjen deri në fund dhe ta fitojnë ndeshjen, me rezultat të ngushtë, 84-79.

Kjo ishte ndeshja e parë e Pejës në Ligën Ballkanike, por edhe pse nuk fituan ata dëshmuan lojë shumë të fortë dhe duhet të jenë krenarë me paraqitjen e tyre. /Telegrafi/ 

Koshashënuesit më të mirë të KK Kozuv:
1D. Karadjovski18 pikë
2S. Bozovic17 pikë
3M. Pekovic16 pikë
4A. Dufault12 pikë
Koshashënuesit më të mirë të KB Peja:
1F. House20 pikë
2G. Oduwufa15 pikë
3V. Morovic 13 pikë
4G. Shima9 pikë


/Telegrafi/