Biber inspirohet nga Michael Jackson
03/08/2012
18-vjeçari është duke u përgatitur për serinë e fundit të koncerteve dhe menaxheri i tij Cooter Braun ka zbuluar se Justin është duke studiuar lëvizjet e Mbretit të ndjerë të Muzikës.
“Ai është duke shikuar sasi të tmerrshme të koncerteve të Michael Jackson nga vitet e 80-ta dhe 90-ta. Dhe ai më ka folur se si Michael kishte inkorporuar magjinë dhe piroteknikat dhe dëshiron ta sjellë këtë. Megjithatë ai ende do të fokusohet te anët akustike, por dëshiron ta çojë këtë në një nivel të ri”, ka thënë Scooter. /Telegrafi/


