Please enter at least 3 characters.

Bia Khalifa: Elijona është false, 100 për qind

Foto: YouTube

Ish-konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka folur rreth banorëve që momentalisht janë brenda.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ish-banorja theksoi se më false në shtëpi është Elijona Binakaj.

“Ajo ka ardhur e përgatitur, 100 për qind. Kam intuitë të madhe”, u shpreh ajo.

Foto: YouTube

Tutje ka folur edhe për shumë gjëra të tjera që kanë ndodhur në BBVK, madje ka pranuar edhe disa aludime.

Ish-konkurrentja me origjinë nga Rumania u largua nga Big Brother të premten.

E njëjta qëndroi për rreth dy muaj në shtëpinë e famshme, ndonëse e penalizoi paksa gjuha shqipe.

Sidoqoftë, për Bian kjo eksperiencë mbetet e paharruar dhe se tani do të vazhdojë qëndrimin në Kosovë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com