Please enter at least 3 characters.

Beyonce dhe Jay Z tërheqin vëmendjen në “US Open 2016” (Foto)

2016/09/bbbbbbbbbbbb-e1472799901701.jpg
12:"© GC Images

Ajo së fundmi sapo fitoi një çështje ligjore kundër një regjisori që pretendonte të drejtat vizuale të albumit të saj “Limonade”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Beyonce, e cila është ndjekur nga sukseset e shumta së fundmi, pasi performanca e saj u cilësua nga më të mirat në MTV Video Music Awards, si dhe arriti të rrëmbejë plotë tetë çmime.

E pas gjithë këtyre angazhimeve, ajo dhe bashkëshorti i saj, producenti i njohur Jay Z kanë vendosur që të pushojnë pak së bashku.

Së fundmi ata janë fotografuar në hapjen e garës së madhe të tenisit “US Open 2016” në New York, ku kanë tërhequr vëmendjen e publikut me praninë e tyre.

Beyonce dukej elegante si gjithnjë me një fustan dhe setër ngjyrë kafe, me një grim mjaft të lehtë në fytyrë, teksa Jay Z kishte veshur një bluzë të zezë ku në të paraqitej flamuri i Amerikës. /Telegrafi/