Please enter at least 3 characters.

Betis fiton garën për huazimin e yllit të ri madrilen Brahim Diaz

2020/05/GettyImages-1150305191.jpg
267:"MADRID, SPAIN - MAY 19: Brahim Diaz (R) and Dani Carvajal of Real Madrid look on with teammates before the La Liga match between Real Madrid CF and Real Betis Balompie at Estadio Santiago Bernabeu on May 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Brahim Diaz do të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid, pasi hapësirat për të janë shumë të vogla.

Mesfushori i talentuar spanjoll iu bashkua Realit në janar të vitit 2019, por ai nuk ka pasur shumë minutash nga trajneri Zinedine Zidane.

Kësisoj Los Blancos kanë vendosur ta huazojnë lojtarin për dy edicionet e ardhshme te Real Betis.

Brahim Diaz. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Betis ka emëruar për trajner Manuel Pellegrinin dhe Diaz ka qenë dëshira e parë e tij në stolin e klubit andaluzian.

Mundo Deportivo ka raportuar se skuadra bardh e gjelbër e ka fituar garën për Diaz, pasi edhe ekipe tjera e dëshironin huazimin e tij.

Sevilla, Borussia Dortmund, Real Sociedad dhe Getafe ishin skuadrat tjera që kërkonin shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Brahim Diaz. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

20-vjeçari do t’i bashkohet Betisit në fund të këtij edicioni dhe pritet të ketë hapësira të mëdha nën urdhrat e Manuel Pellegrinit.

Diaz këtë edicion ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje në të gjitha garat për Realin, ku ka shënuar një gol e ka bërë një asistim. /Telegrafi/