Please enter at least 3 characters.

Besiktas kërkon shërbimet e Tuanzebe

2020/06/AxelTuanzebe-1.jpg
267:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 13: Axel Tuanzebe of Manchester United is seen on the sidelines ahead of the NFL game between Carolina Panthers and Tampa Bay Buccaneers at Tottenham Hotspur Stadium on October 13, 2019 in London, England. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Axel Tuanzebe, është duke u kërkuar nga klubi turk, Besiktas.

Sipas Daily Star, që bazohet në mediat në Turqi, klubi nga Stambolli është i interesuar që ta huazojë 22-vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, lojtari me origjinë kongoleze është i vendosur që të luftojë për vendin e tij në Old Trafford dhe nuk mendon që të largohet.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Futbollisti, i cili i ka përfaqësuar grupmoshat e reja të Anglisë, rrjedh nga Akademia e Manchester Unitedit.

Ai debutoi në ekipin e parë në vitin 2015, ndërsa ka qenë i huazuar te Aston Villa në sezonin 2018/2019. /Telegrafi/