Besa Peja angazhon Haxhi Zekën dhe Dukagjin Gashin në akademinë e klubit
Besa Peja po vazhdon me konsolidimin e klubit, ku ka angazhuar dyshen e njohur të futbollit pejan, Haxhi Zekën dhe Dukagjin Gashin. Dyshja e njohur do të jenë trajner në grupmoshat U-17 dhe U-19 dhe e ardhmja e fëmijëve pejan do të kalojë në duart e tyre.“FC Besa Peja njofton se, në vazhdimin e konsolidimit të akademisë, sot është arritur një marrëveshje për angazhimin e dy trajnerëve për grupmoshat U-17 dhe U-19".


