Besa mund gladiatorët e Vushtrrisë
05/09/2014
Pjesa e parë i lojës ishte i ekuilibruar me Besën që u tregua paksa më këmbëngulëse por nuk arriti dot të gjejë epërsinë. Minuta e 61-të ishte ajo që ndryshoi rrjedhën e takimit, teksa Kastriot Rexha u pengua në hyrje të zonës nga Alban Dragusha, që u largua nga fusha e lojës me të kuq.
Goditja e dënimit u ekzekutua nga Mensur Duraku që finalizoi në mënyrë të përsosur. Në superioritet numerik, ekipi pejan pati më shumë hapësira dhe pak minuta më pas, Karahoda shënoi dhe golin e 2-0 duke vulosur suksesin e të tijve, që ngjiten kështu në kuotën e 4 pikëve, po aq sa dhe Llamkos. /Tribuna/Telegrafi/


