Please enter at least 3 characters.

Besa mposht Dritën, Pajaziti mendon dorëheqjen

2016/01/besa-mposht-drit-euml-n-pajaziti-mendon-dor-euml-heqjen_hd.jpg

Në një ndeshje e cila u përcoll nga rreth 500 tifozë, të dyja skuadrat treguan futboll të mirë por që në fund triumfuan pejanët.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Dukagjin Gashi në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore Besa ka grumbulluar 44 pikë dhe zë pozitën e dytë me katër pikë më pak se lideri Ferronikeli, ndërsa Drita mbetet në pozitën e 10 me 22 pikë.

Pas ndeshjes trajneri Sadat Pajaziti ka thënë se po e mendon dorëheqjen nga klubi i Dritës, por që kryesia e klubit do të vendos për një gjë të tillë. /Telegrafi/