Please enter at least 3 characters.

Berlusconi shtrohet në spital

2016/06/110407181-2fbdeba3-1410-4ab7-8884-64b1193b105f.jpg

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shtruar për kurim në spitalin “San Rafaele” për shkak të problemeve kardiake.

Berlusconi, 79 vjeç, ndodhet në spitalin e Milanos prej mëngjesit të së martës, ku mjekët po ndjekin gjendjen e tij shëndetësore për të saktësuar problemin.

Ish-kryeministri italian kishte qenë në të njëjtin spital gjatë së hënës për disa kontrolle, të bëra për shkak të gjendjes jo të mirë, si pasojë e lodhjes. /Shekulli/