Please enter at least 3 characters.

Berisha shënon gol të ‘çmendur’ me gërshërë, Melbourne siguron gjysmëfinalen

2017/11/GettyImages-872793726.jpg
273:"MELBOURNE, AUSTRALIA - NOVEMBER 11: Besart Berisha of the Victory celebrates a goal during the round six A-League match between the Melbourne Victory and Brisbane Roar at Etihad Stadium on November 11, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Darrian Traynor/Getty Images)
12:"Getty Images

Besart Berisha ka vazhduar me sukses në kampionatin australian.

Sulmuesi nga Kosova ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Melbourne Victory.

Në çerekfinalen e kampionatit australian, Melbourne u takua me Adelaide United dhe triumfoi 2-1.

Si gjithmonë edhe në këtë takim, Berisha ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Adelaide ishte në epërsi 0-1 por Melbourne barazoi shpejtë nëpërmjet George për 1-1.

Në minutën e 89, në skenë doli Besart Berisha për të shënuar golin e fitores dhe për t’i siguruar skuadrës së tij gjysmëfinalen.

Berisha realizoi gol fantastik me gërshërë duke sjellë gëzim të madh në stadium.

Në ndeshjen gjysmëfinale, Melbourne Victory takohet me Sydney. /Telegrafi/