Berisha nuk mjafton, Prishtina eliminohet
Çereku i parë përfundoi në të mirë të mysafirëve me 11 pikë epërsi pas një ndeshje shumë të mirë nga ta 16:27.
Ashtu si në çerekun e parë edhe në të dytin mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe me epërsi të lartë.
Çereku i dytë i u mbyll me pesë pikë epërsi për mysafirët 17:22 dhe në total shkuan në pushim me epërsi prej 16 pikëve 33:49.
Në çerekun e tretë Prishtina u rikthye fuqishëm në lojë dhe falë lojës së mirë të Dardan Berishës dhe Edmond Azemit triumfuan me 10 pikë epërsi 23:13.
Kur të gjithë prisnin një rikthim spektakolar nga Prishtina në çerekun e katërt, AEK befasoi duke triumfuar edhe në këtë çerek dhe gjithë ndeshjen me rezultat të thellë 70-83.
Më efikasi te Prishtina ishte basketbollisti Dardan Berisha me 23 pikë të shënuara ndërsa Marinov dhe Abukar shënuan nga 12 pikë, por të pamjaftueshme për fitore. /Telegrafi/


