Please enter at least 3 characters.

Berisha mund të luajë në EuroBasket me yllin e NBA-së

2016/01/berisha-mund-t-euml-luaj-euml-n-euml-eurobasket-me-yllin-e-nba-s-euml_hd.jpg

Dardani ka bërë të ditur ditë më parë se është ftuar nga zëvendës trajneri i kombëtares së Polonisë për t’iu bashkuar në kampin stërvitor për kampionatin EuroBasket 2015.

Mirëpo, Dardani nuk dëshiron të luajë për Poloninë nëse i humbet e drejta që të luajë për Kosovën. Ai tashmë ka bërë kërkesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i mundësohet përsëri rikthimi në përfaqësuesen e Kosovës, në rast se shkon për të luajtur me Poloninë në EuroBasket.

“Duhet të marr një përgjigje të sigurt nga FBK-ja se a mund të luaj këtë vit për Poloninë dhe pastaj të kthehem përsëri në Kosovë”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Berisha ndjehet i entuziazmuar për mundësinë e rikthimit në kombëtaren polake, ku edhe do ketë rastin që të luajë me një ndër yjet e Washington Wizards, Marcin Gortat, si dhe gjigantin e Barcelonës, Maciej Lampe. /Telegrafi/