Please enter at least 3 characters.

Bergvall në garë për huqjen e vitit, dështon keq nga afërsia kundër Zvicrës

Suedia ka pasur një rast të artë për ta zhbllokuar ndeshjen në përballjen ndaj Zvicrës.

Megjithatë, talenti i Tottenhamit Lucas Bergvall dështoi keq nga afërsia. Pavarësisht që ishte vetëm përballë portës së zbrazur, ky i fundit nuk arriti të realizonte.

Faktikisht, suedezi dështoi ta godiste topin kësisoj reagoi mbrojtësi i Zvicrës për ta larguar rrezikun.



Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-0, ndërsa një rast gjithashtu të mirë e ka humbur edhe Alexander Isak.

Kujtojmë, Kosova do të udhëtojë për përballjen ndaj Suedisë të hënën./Telegrafi/