Berbatov tregon kush është heroi i tij i futbollit
297:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 19: Dimitar Berbatov of Manchester United celebrates scoring his team's second goal during the Barclays Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on September 19, 2010 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images
04/11/2016
Dimitar Berbatov e ka cilësuar Alan Shearerin si heroin e tij të futbollit.
Sulmuesi bullgar ka luajtur për shumë vite në Angli, ku frymëzim i tij ishte legjenda angleze, Alean Shearer.
“Sulmuesi anglez, Alan Shearer ishte heroi im”, ka thënë Berbatov për mediat angleze, transmeton Telegrafi.
“Ka shënuar gola nga kudo, duke goditur njerëzit me bërryla, duke shënuar nga çdo kënd që ishte i mundur”, përfundoi sulmuesi bullgar.
Ndryshe, Berbatov ishte pjesë e skuadrave të mëdha angleze si Manchester United dhe Tottenham, ku pati sezone brilante duke shënuar shumë gola. /Telegrafi/


