Please enter at least 3 characters.

Beqiri: Në LDK nuk ka fraksione (Video)

2016/05/Ismet-Beqiri-1.jpg

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka folur për të gjithë atë që është përfolur, pas asaj që ka ndodhur me ish-kryetaren e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla –  Shwarz.

Në një intervistë për TribunaChannel, Beqiri ka dhënë qëndrimin e LDK-së, duke vlerësuar lart gjithë angazhimin e mërgatës, për siç thotë ai, “26 vjet të përfaqësimit”.

Ai e ka mohuar se në LDK po krijohen fraksionet të reja, përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme të disa përfaqësuesve, që sipas tij, po bëhen për të dëmtuar imazhin e LDK-së.