Beniada e quan ‘çift i bukur’ kur pyetet për lidhjen e përfolur mes Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit
28/06/2022
Qe disa ditë është duke u përfolur për një lidhje mes Megi Pojanit dhe futbollistit Endri Çekiçi, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një gjë të tillë.
Beniada Nishani teksa diskutoi të hënën mbrëma në Procesin Sportiv, komentoi duke “nxjerrë zbuluar” lidhjen e tyre.
Teksa u pyet nga Ed Manushi nëse ka folur me Megin në lidhje me këto lajme, modelja tha fillimisht ‘jo’, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur”.
Kur e kuptoi se sapo konfirmoi lidhjen, Beniada shtoi me humor se “do më rrahë Megi” – transmeton Top Channel.
Pjesë nga biseda:


