Please enter at least 3 characters.

Bekim Sali publikisht ftoi tre mjekë të jenë pjesë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

2022/01/Bekim-Sali-e1663962039129.png

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali publikisht u bëri thirrje mjekëve Nikolla Panovski, Vello Markovski dhe Dragan Danillovski të jenë anëtarë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të kontribuojnë me punën e tyre.

"Kam nderin që publikisht ta bëj thirrjen deri te këta ekspertë të përfshihen në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Zëri i shkencës është kyç në luftimin e COVID-19", tha Sali.

Ai tha se nëse refuzojnë ftesën, ministri kërkon nga ata të jenë në ekipin e tij si këshilltarë.

Ndryshe, Danillovski disa ditë më herët tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e KSI-së, ndërsa Panovski tha nëse merr ofertë mund ta mendojë./Telegrafi/