Please enter at least 3 characters.

Bejta: Uroj që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së

2016/01/bejta-bdi-e-ka-bojkotuar-ivanovin_hd.jpg

Kandidati nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta pas disfatës është prononcuar në "Facebook" duke falënderuar qytetarët për besimin ndaj tij si në rrethin e parë ashtu edhe në rreth të dytë.

"Uroj nga zemra dhe shpirti që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhëshme", (sic), shkruan Bejta.

Ai shton se për ata më i rëndësishëm është qyteti se sa karriera politike.

"Për ne, kujdesi për Gostivarin tonë nuk do të ndalon kurrë. Ju faleminderit edhe njëherë", shkruan Bejta./Telegrafi/