Befasi interesante në Ligën Total të Ferizajt
SUPERLIGA
Java e shtatë ne Super Ligë startojë me befasinë më të këndshme të kësaj gjiroje. FC Maestro bëri një paraqitje të mrekullueshme duke fituar përball Swiss Plus (3-1), skuadër kjo që pretendon pozitën e parë ne tabelë ndërsa Maestro arriti ta befasonte edhe vetveten duke fituar kete ndeshje dhe duke u pozicionuar e katërta në tabelë ndërsa Swiss Plus humb shpresat për titullin kampion. Katër golat e Hekuran Gashit nuk ishin të mjaftueshme për Komogllavën që të fitonte takimin e xhiros së shtatë. Guacka ka arritur të barazoj rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj saj (4-4) duke ja vështirësuar edhe më shumë punët kësaj skuadreje e cila synon titullin kampion. Italy ka pësuar edhe humbjen e dyte me radhë. Yjet arritën te fitonin me lehtësi (5-2) ndaj tyre duke lënë të nënkuptohet se lufta për pozitat që dërgojnë në Total Champions do jenë shumë interesante. Termo Luli SHPK ka fituar ndaj Kino Bar (5-2) dhe duke hyrë seriozisht në garë për titullin kampion , ndërsa Kino Bar me këtë humbje rrezikon seriozisht qëndrimi. në super ligë. Ka mjaftuar një gol i vetëm i shënuar nga Shkodran Topalli që FC Laçi të arkëtoj tri pikë shumë të rëndësishme në përballje me FC Ghost (1-0).
Skuadra favorite për titullin kampion, FC Pit Power Negenet ka shkatrruar FC Classic me rezultat të thellë 13-0. Skuadra në të cilën paraqitet edhe sulmuesi i njohur Kosovar ,Sherif Topalli , arriti të shënoj 4 gola ndërsa me poker sfiden e mbylli edhe Besnik Ugzmajli. Termo ka arketuar tri pikë shumë të rëndësishme duke e mundur Sao Paulon me rezultat 4-2 nderaa fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Victoria madje duke fituar me rezultat të thellë ndaj Colo Colo (9-1). Ishte kjo fitorja e tretë me radhe për Victorin ndërsa për Colo Colo qëndrimi në super lige tashmë duket i vështirë.
Ndeshja derbi e kësaj jave në Super Ligë ishte ajo mes Eskavatorit dhe Retaurant Arxhendit. Skuadra e Liridon Muhaxherit ( i cili shenoj Hattrick) arriti të fitonte 6-3 dhe duke vazhduar të mbaje pozitën e parë në tabel edhe pas 7 javësh dukë arkëtuar maksimumin e pikëve në 7 ndeshje të zhvilluara. Me këtë fitore Arxhendi llogaritet si njëri nga kandidatët më serioz për titull ndërsa Eskavatori shpreson për njërën nga pozita që dërgojnë në Total Champions. Në ndeshjen e fundit ne Super Ligë , Elektring është befasuar duke u ndalur me barazim ndaj Kosharës (3-3).
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA DYTË
Gjiroja e shtatë në ligën e dytë u hap me sfidën mes FC Balaj dhe FC Zy-Na e cila përfundoi me rezultat të barabartë pas një ndeshje të nxehtë dhe me moment tensioni ne fushe, ku gjyqtari u detyra te nxjerrte 9 karton te verdh dhe një te kuq. Me tri golat e Hakim Gashit ,Zy-Na arriti të rikthehej nga disavantazhi prej tri golave dhe të barazonte ndeshjen ne fund. Lloshkobarja ka fituar sfidën me Tërrnin në një ndeshje mjaft interesante dhe të ekuilibruar. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabart (2-2) ndërsa në pjesën e dytë Lloshkobarja arriti të fitonte falë saktësisë së lojtarëve që treguan në rastet e krijuara. Tërrni pas kesaj humbjeje (6-3) është ne kriz të rezultatëve e cila ka pësuar humbjen e katërt me radhë. Labinoti dhe Army nda pikët (4-4) në një ndeshje ku te dyja skuadrat edhe mund ta kishin fituar takimin por gabuan në disa raste te pastra shënimi. Elektro inn fitoj ndaj Red Zone me rezultat 6-1 ku për asnjë çast nuk u diskutua fituesi i këtij takimi. Faton Zejna bëri një paraqitje të mirë në këtë takim duke shënuar 4 gola. FC Gama është befasuar nga Star Graf duke u mposhtur me rezultat të bindshëm (0-5). Gama e cila hyri në këtë takim si favorit e pa veten ne disavantazh qysh në minutat e para. Star Graf bëri paraqitjen më të mirë prej se është inkuadruar në Ligën e Dytë dhe me këtë fitore ka arritur në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Gama zbret në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë të grumbulluara.
Ndeshja më interesante dhe më e bukura ne Ligën e Dytë ishte ajo me liderit në tabelë Shqiponjas dhe Sprint. Pas një drame futbolli spektakolar dhe të bukur, Shqiponja arriti të përmbys rezultatin dhe ta fitonte ndeshjen ndaj Sprint, e cila kishte krijuar epërsi të dyfishtë në këtë takim , por e cila nuk arriti ta mbante rezultatin deri në minutat e fundit, dhe kështu e humbi takimin me rezultat 5-2. Dardani ia ka shkaktuar humbjen me te thellë Pelisterkes deri tani (8-0) dhe me plot meritë qëndron në pozitën e dytë në tabelë. Dardania dhuroj futboll të bukur nën drejtimin e trajnerit te tyre I cili tregoj edhe një edukatë te punës se tij në fushë me shumë ‘fair play’. Te Iriqi rikthehet tek fitorja duke mposhtur djelmoshat e rinj te FC Lord (6-1). Lord mbetet njëra nga skuadrat e cila rrezikon seriozisht qëndrimin ne Ligën e Dytë së bashku me Red Zone te cilat ende nuk e kanë shijuar fitoren.
Vetvendosja fitoj 3-1 ndaj Kombëtares A, ku gjithçka u zgjidh në minutat e fundit, pas një ndeshje e cila shkonte drejt barazimit, ku djelmoshat e Vetevendosje u treguan më të saktë para portës, ndërsa paraqitje shumë te mirë bëri portieri i Vetevendosjes, Leutrim Cakolli I cili bëri disa intervenime vendimtare. Ndeshja e fundit ne Ligën e Dytë ishte ajo mes Termo Luzhës dhe Unionit, sfidë kjo qe u përshkua me raste te shumta shënimi por që përfundoj vetëm me një rezultat të ngushtë për Termo Luzhën (2-1) .
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA TRETË
Sfida hapëse e xhiroje së katër në Ligën e Tretë ishte ajo mes Ferplast dhe FL & ET Group qe përfundoi me fitoren e Ferplast(2-1). Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e skuadrës mysafire ndërsa 20 minutat e pjesës së dyte ishin krejtësisht ndryshe. Ferplast arriti të përmbyste rezultatin dhe te fitonte këtë takim. Skuadra favorite në ligën e tretë, FC Pleshina është befasuar nga FC Festa(3-5) kur e pa veten ne disavantazh prej 0-3 vetëm në pjesën e parë. Ne pjesën e dytë Pleshina u këndell dhe arriti te ngushtonte epërsinë prej tri golave, por dy gola të shpejt nga Qendrim Kokollarit dhe Enis Beqës i shuan shpresat e skuadrës së Bekim Selimit për një fitore të mundshme dhe u desh të pajtoheshin me humbjen e parë sezonale. Skuadra tjetër favorite ne ligën e tretë, FC Elita ka shfrytëzuar humbjen e rivalit te saj( Pleshina) për të marr pozitën e parë, duke mposhtur Zllatarin me rezultat 3-0, ndërsa fitore me te njëjtin rezultat ka shënuar edhe Vikings duke mposhtur skuadrën e Guri.M.
Galaxy dhe Capllani i ndan piket duke barazuar në një sfidë shumë te bukur te interesante(4-4) .Për skuadrën e Capllanit, Amber Dubova ishte realizatori i tre golave. Me rezultat të barabartë u mbyllë edhe sfida mes Elektroplast dhe Komunës(3-3), ndërsa Shkendija është rikthyer nga disavantazhi I pjesës së parë për të fituar takimin me Atleticon (1-2). Më meritori për fitoren e Shkëndisë ishte portieri Blerton Arifi që bëri intervenime kruciale ne këtë takim.Momo Bar vazhdon me fitore edhe pas javës së katërt .Këtë jave gjiro fitoj ndaj Unioni SHPK (5-2) , të cilën e mposhti më lehtë se që ishte parashikuar. Urim Tmava shënoj dy gola për ta mbajtur në krye të tabelës skuadrën e tij. Diti Balaj DPT ka fituar ndaj Ben Com-D (3-2) në një ndeshje interesante me shumë raste shënimi. Besnik Shabani shënoj një gol të bukur në këtë takim dhe që i dha edhe fitoren skuadrës së Balajve. Big Eagle ka arritur të marr fitoren e parë këtë sezon dhe atë me rezultat mjaft bindës (6-1) ndaj Talinovcit. Valon Krasniqi ishte realizatori I 4 golave në këtë sfidë ku fituesi u përcaktua qysh ne pjesën e parë. Me tre piket e reja ,Big Eagle largohet nga zona e rrezikshme në tabelë. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje në ligën e tretë ajo mes Nikadini dhe Vives zhvillohet të hënën nga ora 17:00.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
Më të dalluarit e kësaj jave:


