Please enter at least 3 characters.

Beckenbauer nën hetim për korrupsion

2016/01/beckenbauer-kund-euml-r-federat-euml-s-gjermane_hd.jpg

Legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbauer është vënë nën hetim për korrupsion.

Janë autoritetet e drejtësisë zvicerane që kanë konfirmuar këtë lajm, duke bërë të ditur se hetimet ndaj Bekenbauer kanë të bëjnë me fitoren e Gjermanisë të së drejtës për të organizuar Kupën e Botës të vitit 2006.

Sipas prokurorisë së vendit helvet, hetimet ndaj Beckenbauer kanë lidhje me ato ndaj Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Franz Beckenbauer, kampion bote si futbollist e trajner i Gjermanisë, i ka mohuar akuzat për korrupsion. Në muajin tetor ai kishte deklaruar se ishin bërë gabime në procesin e përzgjedhjes së vendit organizator të Botërorit 2006, por mohoi blerjen e votave.