Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha i shpëton një aksidenti, rrëfen tmerrin e përjetuar (Foto)

2018/01/bebe5-e1517328118702.jpg
211:"NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artist Bebe Rexha attends the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Vetëm pak ditë më parë Bebe Rexha u vu në fokus të mediave lidhur me paraqitjen e saj tejet joshëse dhe performancën në "Grammy Awards".

Mirëpo sot, ajo u bë temë e mediave jo lidhur me karrierën e saj, por për një ngjarje aspak të këndshme që përjetoi sot.

Për fat të mirë këngëtarja Rexha për pak i ka shpëtuar një aksidenti të rastësishëm rrugor.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka treguar e revoltuar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.

“Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim.

Kështu, mora çantën time të rëndë YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat", është shprehur e revoltuar përmes disa postimeve në InstaStory, këngëtarja Bebe Rexha. /Telegrafi/