Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha: I dua të pasmet e mia të mëdha

2018/08/GettyImages-911499658-e1533484237604.jpg
196:"NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artist Bebe Rexha attends the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Bebe Rexha është padiskutim njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit.

Këngët e albumit të saj më të ri “Expectations”, e kanë renditur atë lartë në top litsat botërore, duke e bërë atë ndër këngëtaret më të kërkuara.

Ajo është shumë aktive edhe me koncerte, teksa vetëm pak ditë më parë pati rastin ë perfomrojë në një koncert gjigant para mijëra fansave në Çikago.

Bebe Rexha shquhet edhe për pamjen e saj atraktive dhe paraqitjet me stil, teksa jo pak herë është përfolur edhe për të pasmet e mëdha.

Në një shkrim të bërë në rrjetin social Facebook muaj më parë, këngëtarja Rexha kishte shkruar se nuk ndjehet fare e shqetësuar se çfarë mendojnë njerëzit për peshën e saj.

Se ky problem nuk e shqetëson fare, këtë gjë ajo e ka treguar edhe perms fotografisë së fundit të hedhur në rrjetin social Instagram.

Bleta (emri i vërtetë i saj), ka publikuar një imazh në koncertin e fundit, kur është fotografuar nga prapa, dhe fokusohen të pasmet e saj.

“I dua të pasmet e mia të mëdha”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtij imazhi, duke lënë fansat të kuptojnë se është shumë e kënaqur me dukjen e saj. /Telegrafi/