Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha flet për nominimin në 'Grammy 2023': Jam në të njëjtën kategori me Beyoncen, definitivisht nuk do të fitoj

2022/12/good.jpg
255:"INGLEWOOD, CALIFORNIA - DECEMBER 02: Bebe Rexha performs onstage during iHeartRadio 102.7 KIIS FM's Jingle Ball 2022 Presented by Capital One at The Kia Forum on December 02, 2022 in Inglewood, California. (Photo by Rich Polk/Getty Images for iHeartRadio)
28:"Getty Images for iHeartRadio

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, muajin e kaluar është nominuar për të tretën herë në karrierën e saj për çmimin e madh ‘Grammy’.

Ajo ndodhet e nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Për po të njëjtin çmim lufton edhe diva e muzikës botërore, Beyonce, me këngën e saj “Break my soul” nga albumi i saj i fundit “Renaissance”.

E pyetur në një intervistë të fundit për Radio Kiss Fm, artistja me origjinë shqiptare tha se nuk beson q mund ta fitoj çmimin në fjalë, kur e di që në të njëjtën kategori ndodhet e nominuar edhe Beyonce.

“Jemi nominuar në të njëjtën kategori me Beyonce, kështu që definitivisht nuk do të fitojmë, por gjithsesi është mahnitëse të jesh e nominuar”, tha 33-vjeçarja.

Ajo tha se pavarësisht se ka qenë e nominuar edhe më parë [dy herë në vitin 2019], prapëseprapë nuk i mbajti emocionet dhe ‘shpërtheu’ në lot.

“Unë isha duke qarë, isha shumë e emocionuar, unë kam qenë e nominuar edhe më parë por kjo ishte e papritur, sepse ne e bëmë këtë këngë dhe thjeshtë e lëshuam dhe vet historia e këngës është një çmenduri, pasi kur e kompozova këtë këngë pesë vite më parë nuk e mendoja se do të nominohej për ‘Grammy’”, ka thënë Bebe Rexha referuar suksesit të bashkëpunimit të saj me Guettan.

Kujtojmë që ajo është e vetmja artiste me origjinë shqiptare e nominuar në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards 2023”. /Telegrafi/