Please enter at least 3 characters.

Beatrix Ramosaj duket tërheqëse në imazhet e reja në bikini

2022/08/301164987_420531433513624_6529694969461203429_n-e1661348109873.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale me imazhe nga më të ndryshmet.

28-vjeçarja mban të përditësuar fansat e saj me angazhimet ditore teksa aktualisht po shijon pushimet në jug të Shqipërisë.

Krijuesja e hitit “Faj” sot (e mërkurë) ka nxitur imagjinatën e admirueseve të saj në Instagram, duke postuar disa imazhe të reja atraktive.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Beatrix u shfaq e veshur me një palë bikini njënjëshme me ngjyrë të zezë dhe të tejdukshme teksa shfaqi linjat mahnitëse të trupit.

Me një grim të lehtë, flokët natyrale dhe aksesor, këngëtarja nga Kosova dukej më në formë se kurrë më parë.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Të menjëhershëm ishin fansat e saj me pëlqime dhe komente të shumta që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, kujtojmë që pas pjesëmarrjes nga Bi Brother VIP, Beatrix solli disa projekte muzikore, i fundit është “Vonë”, ndërsa ka paralajmëruar muzikë të re që pritet të publikohet se shpejti. /Telegrafi/