Please enter at least 3 characters.

Bayerni triumfon ndaj Monchengladbach, fitore vetëm për statistika

2018/04/DawweBTXcAArbBJ-e1523729851770.jpg

Bayern Munich ka fituar lehtësisht ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 5-1, edhe pse në mungesë të lojtarëve kryesore.

Kjo ishte vetëm një fitore për statistika pasi titulli nga skuadra bavareze tashmë është siguruar.

Goli i parë në takim, i vetmi për mysafirët u shënua nga Josip Drmic në minutën e nëntë.

Sandro Wanger me dy gola të shpejtë kaloi Bayernin në epërsi (37', 41') dhe me rezultat 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Në vazhdim shënuan edhe Thiago Alcantara (51'), David Alaba (67') dhe Robert Lewandowski (82').

Pas kësaj fitore Bayerni ka 75 pikë, kurse Monchengladbach në vendin e tetë me 40 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jupp Heynckes është ndaj Hannoverit, kurse Gladbach kundër Wolfsburg. /Telegrafi/