Please enter at least 3 characters.

Bayerni rivalizon skuadrat angleze për Manolasin

2019/03/GettyImages-1019500888.jpg
241:"TURIN, ITALY - AUGUST 19: Kostas Manolas of AS Roma celebrates victory at the end of the Serie A match between Torino FC and AS Roma at Stadio Olimpico di Torino on August 19, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Kostas Manolas duket se do të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi grek së fundmi e ka marrë për agjent të njohurin Mino Raiola, për t’ia siguruar një kontratë të mirë.

Roma po synon ta mbajë edhe për shumë vite lojtarin dhe për këtë ka ofruar një kontratë të re me rritje page.

Aktualisht Manolas fiton 2,2 milionë euro në stinor, ndërsa me kontratën e re Roma i ka ofruar dyfishimin e pagës.

Kostas Manolas. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Por lojtari dhe agjenti i tij ende nuk kanë vendosur që ta nënshkruajnë kontratën e re të ofruar nga Roma.

27-vjeçari ëndërron të luaj në elitën e futbollit anglez, ku nuk kanë munguar interesimet nga skuadrat e mëdha.

Chelsea, Manchester United dhe Arsenal janë skuadrat e interesuara për grekun.

Por së fundmi garës për Manolasin i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.

Bayerni në verë do ta largojë Jerome Boatengun, ndërsa Manolas shihet si zëvendësues i tij.

Për ta marrë grekun nga Roma, skuadrat e interesuara për të duhet të paguajnë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/