Please enter at least 3 characters.

Bayerni i gatshëm ta lë të lirë Boatengun për një çmim të lirë

2020/01/GettyImages-1193378777.jpg
311:"MUNICH, GERMANY - DECEMBER 11: Jerome Boateng of FC Bayern Munich headers the ball from Heung-Min Son of Tottenham Hotspur during the UEFA Champions League group B match between Bayern Muenchen and Tottenham Hotspur at Allianz Arena on December 11, 2019 in Munich, Germany. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Jerome Boateng po i kalon ditët e fundit si futbollist i Bayernit.

Mbrojtësi gjerman është drejt largimit nga kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Angli.

31-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te Bayerni dhe ka kërkuar një skuadër të re ku do të luante rregullisht.

Arsenali është skuadra më e interesuar për lojtarin dhe kërkon transferimin e tij në janar.

Jerome Boateng. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Mediat gjermane kanë raportuar se tanimë Bayerni i ka caktuar edhe një çmim largimi qendërmbrojtësit të tyre.

Pasi Boateng është në fund të kontratës, Bayern është gati ta lë të lirë për një shumë prej pesë milionë euro.

Gjithsesi interesim për qendërmbrojtësin ka shprehur edhe skuadra gjermane Hertha Berlin. /Telegrafi/