Please enter at least 3 characters.

Bayerni dëshiron ta 'shpëtojë' Balen nga Real Madridi

2019/06/Bala-Rezerve-e1560669489209.jpg
257:"MADRID, SPAIN - MAY 19: Gareth Bale of Real Madrid looks on from the substitute bench before the La Liga match between Real Madrid CF and Real Betis Balompie at Estadio Santiago Bernabeu on May 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu është klubi i fundit që po interesohet për transferimin e anësorit të Real Madridit, Gareth Bale.

Trajneri i Bavarezëve, Niko Kovac, është në kërkim për të shtuar mundësitë e tij sulmuese pas largimit të legjendave të klubit Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri kroat e ka etiketuar yllin e Real Madridin, Bale, si pasuesin e dy legjendave të larguara.

Bayerni është i përgatitur të paguajë pagën e lojtarit prej 350 mijë funtesh në javë në baza të përkohshme, një shifër që po pengon klubet e Ligës Premier.

Bavarezt janë gati t'i ofrojnë Balet një marrëveshje huazimi njëvjeçare për tu larguar nga Mbretërit, ku nuk po ndihet i lumtur me Zinedine Zidanen.

Përveç Bayernit në garë për lojtarin janë edhe skuadrat angleze, Manchester Unitedi dhe Chelsea, ndërsa pëlqehet edhe nga italianët e Interit. /Telegrafi/