Bayern thyen rekordin me blerjen e Tolisson nga Lyoni
229:"Corentin TOLISSO of lyon celebrates scoring his goal during the Ligue 1 match between Olympique Lyonnais and Montpellier Herault at Stade des Lumieres on September 21, 2016 in Lyon, France. (Photo by Jean Paul Thomas/Icon Sport )
14/06/2017
Bayern Munich ka gjetur akordin për transferimin e mesfushorit Corentin Tolisso.
Lojtari i përfaqësueses franceze, i cili është nën kontratë deri në 2020 me Olympique Lyon, sipas BILD, ka marrëveshje me klubin gjermanë.
Ai pritet t’i kalojë testet mjekësore dhe pastaj të nënshkruajë kontratën.
Shuma që bavarezët duhet të paguajnë për shërbimet e lojtarit thuhet të jetë rreth 40 milionë euro.
Ai do të bëhej blerja më e shtrenjtë e klubit gjerman që pas Javi Martinez i cili gjithashtu u ble 40 milionë euro.
Ylli i Ligue 1 gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 14 gola në 47 ndeshje duke dhënë edhe shtatë asistime.
Ai pritet të pozicionohet në vendin e lënë bosh nga Xabi Alonso në mesfushën defensive. /Telegrafi/

