Batllava thuajse e mbushur, Badoci me “hapësirë”, çfarë tregojnë matjet e fundit
28/04/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Liqeni i Batllavës ndodhet vetëm një centimetër larg arritjes së nivelit maksimal të mbushjes, duke treguar se kapaciteti i tij është pothuajse i plotësuar.
“Liqeni i Batllavës ndodhet VETËM 1 centimetër larg arritjes së nivelit maksimal të mbushjes, që tregon se kapaciteti i tij është pothuajse i plotësuar”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Në të njëjtën kohë, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se Liqeni i Badocit është ende rreth një metër larg nivelit maksimal.
“Ndërsa Liqeni i Badocit është ende 1 metër larg nivelit maksimal, çka nënkupton se ka ende hapësirë për mbushje krahasuar me Batllavën”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/


