Please enter at least 3 characters.

Basketboll: Dy ftesa për turne ndërkombëtarë

2016/01/f.1108130837670_210.jpg

Të martën në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë arritur dy ftesa zyrtare për pjesëmarrje në turne ndërkombëtare në basketboll në konkurrencën e përfaqësueseve për kategoritë e reja.

Ftesa e parë ka ardhur nga Austria, për turneun ndërkombëtar për grupmoshat U-18 në të dyja konkurrencat, turne ky që mbahet vitin e ardhshëm, saktësisht me 25 deri me 30 mars në Vjenë.

Ndërsa ftesa e dytë është për përfaqësuesen U-15, për turneun ndërkombëtar që mbahet nga data 13 deri me 16 qershor të vitit të ardhshëm në Kopenhagë të Danimarkës. /Telegrafi/