Basketboll dhe muzikë në Therandë, Ylli mposht Tironën
Në këtë ngjarje ishin të ftuar veteranët e Kosovës në basketboll,veteranët e Golden Eagle Ylli si dhe skuadra e Tironës.
Ndeshja ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Golden Eagle Ylli përfundoi me rezultat të barabartë 74:74. Kështu përfundoi koha e rregullt dhe kështu deshën ta lënë,pasi miqësisht vendosën të mos luajnë kohën shtesë.
Ndërsa ndeshje ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Tironës,përfundoi me rezultat 86:83. Në këtë ndeshje trajneri Agron Berisha i dha mundësi të luajnë të gjithë basketbollistëve që i kishte në dispozicion.
Në këtë mbrëmje humanitare u organizua garë edhe në gjuajtje për tre pikë dhe ngulitje. Fitues për tre pikë ishte Egzon Kuçi,ndërsa në ngulitje ishte Charles Hammork.
Për të argëtuar të pranishmit në palestër,u përkujdes 2 Ton dhe Adelina Berisha.
Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që nderuan këtë mbrëmje. MVP u shpall basketbollisti i Golden Eagle Ylli,Charles Hammork./Telegrafi/


