Please enter at least 3 characters.

Barzagli: Juve është skuadër e fortë

2018/03/barzaglijuve-2-e1520460437530.jpg
363:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Giorgio Chiellini, Gonzalo Higuain and Andrea Barzagli of Juventus celebrates as Paulo Dybala of Juventus scores their second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Tottenham Hotspur and Juventus at Wembley Stadium on March 7, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Barzagli ka pranuar se Juventusi zhvilloi 50 minuta të tmerrshme, por ia doli që ta eliminonte Tottenham Hotspurin nga Liga e Kampionëve.

Zonja e Vjetër u gjet nën presionin e Spursave në pjesën e parë dhe pranoi gol nga Son Heung-Min, mirëpo në pjesën e dytë u kthye për ta përmbysur rezultatin me anë të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

"Jemi të aftë për gjithçka, duke i përfshirë edhe 50 minuta të tmerrshme dhe pastaj duke u kthyer për ta përmbysur rezultatin".

"Në një moment të caktuar, ia nisëm të luanim mirë dhe shënuam dy gola".

(Foto: Getty Images)

"U desh të vuanim po ashtu dhe ishim me fat që nga fillimi, mirëpo në këtë garë nevojitet fati!".

"Në pushim u desh t'i sqaronim disa gjëra, mirëpo mbi të gjitha u duhej të besonim. E nisëm pjesën e dytë në një mënyrë jo të sigurtë, por luanim ndaj një ekipi mbresëlënës".

"Juventusi dëshmoi se ishte i fortë dhe Juve nuk është asgjë nëse nuk është i fortë", ka deklaruar Barzagli për Mediaset Premium. /Telegrafi/