Please enter at least 3 characters.

Bare i lumtur me fitoren: Rëndësi kanë vetëm pikët

2021/03/fbl-euro-2020-qualifier-fra-alb-scaled-1.jpg
316:"Albania's midfielder Keidi Bare (L) passes the ball during the UEFA Euro 2020 qualifying Group H football match between France and Albania at the Stade de France stadium in Saint-Denis on September 7, 2019. (Photo by Lionel BONAVENTURE / AFP) (Photo credit should read LIONEL BONAVENTURE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë tri pikët e para në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat minimal 0-1 te Andorra, ku morën tri pikë shumë të vlefshme.

I kënaqur u shfaq pas ndeshjes ndaj Andorrës mesfushori Keidi Bare, jo vetëm për asistin por edhe për 3 pikët.

“Më të rëndësishme janë tri pikët. Fitorja ishte e vështirë, pasi edhe fusha nuk është në nivelet e duhura. Ata janë një ekip agresiv, që mbyllen mirë mbrapa".

"Luanin me gjashtë mbrojtës. Jam i lumtur për fitoren, pasi në një fushë të tillë, nuk mund të luash futboll. E filluam me këmbën e mbarë".

"Këtë kemi diskutuar gjithmonë. Ia arritëm qëllimin dhe presim ndeshjen me Anglinë. Ishte ndeshje e vështirë, sepse ata nuk të linin të luanim. I kishim një kundër një gjithë kohën. Mënyra më e mirë, ishte të zhvendosesha në krahë për të marrë topin”.

“Diskutim në dhomat e zhveshjes? Luajtëm vertikal, siç na tha edhe trajneri. Nuk është shumë e thjeshtë me këto ekipe, sepse fusha është sintetike dhe shumë e vogël”, përfundoi Bare.

/Telegrafi/