Please enter at least 3 characters.

Bardhi: Kisha ëndërruar se do t'i shënoja Barcelonës

2018/05/Enis-Bardhi-barcelona-e1526284987441.jpg
264:"VALENCIA, SPAIN - MAY 13: Enis Bardhi of Levante UD celebrates after scoring his team's third goal during the La Liga match between Levante UD and FC Barcelona at Estadi Ciutat de Valencia on May 13, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Shkëlqimi i Enis Bardhit me Levanten vazhdoi edhe ndaj Barcelonës, teksa skuadra e tij fitoi me rezultat 5-4.

Shqiptari që përfaqëson Maqedoninë shënoi dy gola në humbjen e parë sezonale të klubit katalunas.

"Kjo skuadër është mjaft e mirë dhe mund të fitojmë ndaj çdo kujt. Është një natë e madhe për ne".

"Vuajtëm shumë ndaj Barcelonës pasi ata luajnë në një nivel të madh, por jam shumë i lumtur".

"Kemi luajtur shumë mirë dhe me besim të madh. Jam i lumtur për golat, kam ëndërruar që do të shënoja dhe do të ndihmoja skuadrën".

"Tani duhet të mendojmë për sezonin e ardhshëm dhe të vazhdojmë kështu".

"Na mungoi diçka që tani e kemi. Besimi. Kemi një grup të mrekullueshëm dhe kjo është arsyeja pse po fitojmë", ka shtuar Bardhi raporton Marca.

Një xhiro nga fundi i La Ligas, Enis Bardhi ka nëntë gola në kampionat dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/