Please enter at least 3 characters.

Barcelona udhëheq garën për Sabitzer, por austriakun e duan edhe gjashtë skuadra tjera të mëdha

2020/03/GettyImages-1207365028.jpg
339:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 19: Marcel Sabitzer and Marcelo Saracchi of RB Leipzig celebrate following their sides victory in the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Tottenham Hotspur and RB Leipzig at Tottenham Hotspur Stadium on February 19, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Marcel Sabitzer është njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës gjermane RB Leipzig këtë edicion.

Mesfushori austriak ka qenë fantastik në ndeshjet e klubit si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku Leipzig për herë të parë në histori të klubit ka arritur në çerekfinale.

26-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat, ku falë këtyre statistikave ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Barcelona shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me austriakun, pasi katalunasit e kanë përcjellë në disa ndeshje.

Marcel Sabitzer . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Megjithatë kampioni i Spanjës nuk do ta ketë të lehtë afrimin e lojtarit, pasi janë edhe gjashtë skuadra tjera të mëdha në garë për të.

Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur e duan transferimin e austriakut në Ligën Premier, derisa rivalët lokal Inter dhe Milan e kërkojnë në Serie A.

Skuadra tjetër që ka shprehur interesim për lojtarin është Borussia Dortmund, por që verdhezinjtë shihen me më pak gjasa.

Gjithsesi Leipzig mund ta lë të lirë kapitenin e tyre të largohet nëse vije një ofertë mbi 45 milionë euro. /Telegrafi/