Please enter at least 3 characters.

Barcelona publikon listën për ndeshjen me Levanten, Valverde nuk i beson më Dembeles

2019/11/GettyImages-1182997271.jpg
261:"PRAGUE, CZECH REPUBLIC - OCTOBER 23: Ousmane Dembele of Barcelona reacts during the UEFA Champions League group F match between Slavia Praha and FC Barcelona at Eden Stadium on October 23, 2019 in Prague, Czech Republic. (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)
12:"Getty Images

Ousmane Dembele nuk është përfshirë në ekip për ndeshjen që Barcelona të shtunën e zhvillon kundër Levantes në qytetin e Valèncias.

Sulmuesi francez e ka kryer pezullimin prej dy ndeshjesh, por trajneri e ka lënë atë në Barcelonë.

Francezi po zhvillon një fillim sezone me shumë luhatje. Ai nuk ka vazhdimësi, pasi është dëmtuar shpesh, pasja edhe është pezulluar.

Futbollisti francez ka luajtur në pesë takime dhe në vetëm dy raste ka qenë startues.

Nuk është grumbulluar as Samuel Umtiti, pavarësisht se është stërvitur me grupin në ditët e fundit.

Kthehen në dispozicion të trajnerit Arthur Melo dhe Junior Firpo, ndërsa mungojnë Carles Alena dhe Wague.

Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Levanten: Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Todibo, Arthur, Luis Suarez, Messi, Neto, Lenglet, Griezmann, Alba, Sergi Roberto, De Jong, Arturo Vidal, Junior Firpo, Carles Pérez dhe Ansu Fati.

/Telegrafi/