Please enter at least 3 characters.

Barcelona përgatit ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se po përgatit ofertën e parë zyrtare për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Atletico Madridi këtë verë.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona po përgatitet t’i dërgojë ofertën e saj zyrtare Atletico Madridit për nënshkrimin e objektivit të tyre primar, Julian Alvarez.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco, u takua së fundmi me agjentin dhe ndërmjetësit e Alvarezit për të përshpejtuar ndjekjen e tij.


Oferta e gjigantëve katalunas nuk do të përfshijë asnjë lojtar, siç preferohet nga Atletico.

Alvarez e ka informuar Atleticon për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë dhe destinacioni i tij i ëndrrave është Barcelona.

Kampionët e La Ligës janë afër njoftimit të nënshkrimit të Anthony Gordon pasi kanë arritur një marrëveshje me Neëcastle. /Telegrafi/