Please enter at least 3 characters.

Barcelona nuk do të zëvendësojë Setienin me Xavin

2020/07/xavi.jpeg

Barcelona thuhet se nuk do të shkarkojë Quique Setienin për të zëvendësuar atë me Xavin.Mundo Deportivo raporton se Josep Bartomeu i ka ofruar mbështetjen e plotë trajnerit aktual të katalunasëve.

Edhe pse nuk arriti të mbante vendin e parë në La Liga, duke e humbur garën për titull nga Real Madridi, Setien nuk do të shkarkohet.

Ka kohë që legjenda e klubit, Xavi lidhet me një rikthim në Camp Nou, por tani si trajner.

Spanjolli është aktualisht nën drejtimin e skuadrës së Al-Sadd, ku së fundmi e ka vazhduar kontratën me ta.

Xavi është ende favoritë për të udhëhequr Barcelonën për edicionin e ri, mirëpo vetëm nëse Blaugranasit eliminohen në Camp Nou nga Napoli në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/